2500 euro për t'u bërë juriste, si u kap Meti i Kristalit duke i dhënë diplomën një vajze
- TheAlbanian Times
- Mar 7, 2018
- 1 min read
Ish-pronari i universitetit jo publik "Kristal" është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet se jepte diploma të falsifikuara.
Ahmet Muçaj po hetohej që prej dy muajsh, pasi ndonëse ky universitet është mbyllur para katër vitesh, pronari i tij vijonte të jepte diploma edhe pas mbylljes së tij.
Muçaj i njohur për publikun si "Meti i Kristalit", merrte 2500 euro për një diplomë dhe u jepte "studentëve" kartonin e diplomimit.
Ai u kap ditën e sotme teksa ishte duke i dorëzuar një vajze një diplomë të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtësi”.
Emri i vajzës që donte të bëhej juriste pa bërë asnjë ditë mësim nuk bëhet i ditur, por ajo kishte marrë me vete edhe paratë që do t'i dorëzonte Metit.
Biznesmeni 70-vjeçar i jepte diplomat me datën e para vitit 2014, para se të mbyllej, ndërsa u vendoste edhe logon e Kristalit.
Nuk është hera e parë për Ahmet Muçajn që bie në prangat e policisë, pasi disa vite më parë ai është arrestuar edhe për vjedhje të energjisë elektrike në universitetin e tij, si dhe për drejtim të automjetit pa patentë.
Universiteti “Kristal” ishte një nga institucionet private arsimore që u mbyllën në 2014, pasi u tha se nuk i plotësonin kriteret

Comentários