top of page

Stuhia "Emma" vret peshqit dhe pushton brigjet me ta

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 6, 2018
  • 1 min read

Stuhia më e madhe e këtyre muajve ka qenë “Emma” në Britaninë e Madhe, e cila tanimë i ka lënë pas vetëm pasojat e saj.

Përveç temperaturave nën zero, “Emma” ka shkatërruar faunën ujore të ujërave britanikë, ku dëmi thuhet se është i pallogaritshëm.

Miliona krijesa ujore të nxjerra nga oqeani kanë pushtuar brigjet e Yorkshire.

Karkaleca, yje deti, midhje e deri tek peshqit e mëdhenj kanë shtruar bregun si shkak i rrymave nënujore tejet të ftohta.


 
 
 

Commentaires


bottom of page