Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë, çfarë vlen më shumë në vendin tonë?
- TheAlbanian Times
- Mar 6, 2018
- 1 min read
Në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve nga ana e Bankës Botërore, Shqipëria është çmuar me vlerën 153.6 miliardë dollarë.
Në këtë vlerësim janë përfshirë njerëzit, prodhimi kombëtar dhe pasuritë natyrore, ku pjesën më të madhe e zë kapitali njerëzor me rreth 66 miliardë dollare apo 42% të shumës totale.
Pasuritë natyrore të Shqipërisë vlerësohen me 38 miliardë dollarë, e përkthyer në 25% të vlerës totale, ndërsa prodhimi kombëtar kapin shifrën e 54 miliardë dollareve
Gjatë dekadës së fundit, sipas BB, në 12 vende është rritur përqindja e personave që jetojnë në varfëri ekstreme.
Një rritje kjo shqetësuese, e cila mund të “luftohet” vetëm nga një shoqëri e mirë arsimuar.




Comments