top of page

Po shisnin një 18 vjeçare si skllave seksi, pranga dy misseve ruse

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 6, 2018
  • 1 min read

Dy misse të njohura ruse janë arrestuar në një operacion të papritur në një nga aeroportet më të mëdha e Moskës.

Dy bukuroshet janë vënë në pranga ndërkohë që po përpiqeshin të shisnin një studente 18-vjeçare si skllave seksi.

Sipas "Russia Today" miset kishin arritur një marrëveshje për ta shitur vajzën për tortura seksuale dhe prostitucion, në një vend të Lindjes së Mesme .

Mendohet se bukuroshet do të fitonin 19,000 euro.

Mbretëresha ruse e bukurisë, Ksenia Starikova, dyshohet se ishte ajo që ka organizuar komplotin për të shitur një adoleshenten.

Ato e kishin gënjyer studenten se i kishin gjetur një punë si dado.

Por në realitet adoleshentes do t'i ishte marrë pasaporta, do rrihej, rrëmbehej dhe do të detyrohej të punonte si prostitutë në një bordello, thonë burimet e policisë ruse.

Një videon e mëposhtme ato janë shfaqur duke fshehur fytyrat pasi u arrestuan nga policia në Aeroportin Domodedovo në Moskë.


 
 
 

Comments


bottom of page