top of page

Mendonte se djali i mitur po bënte mësim, nëna tronditet nga ajo që gjen në dhomë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 6, 2018
  • 1 min read

Kishin vendosur që djali i tyre të arsimohej në shtëpi, duke punësuar mësuesit më të mirë të qytetit. Bëhet fjalë për një nga familjet më të pasura në Rusi, e cila nuk mund ta çonte djalin 15-vjeçar në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë për shkak të pasurisë që kishin dhe rrezikut të ndonjë rrëmbimi të mundshëm. Kështu nëna e djalit punësoi edhe një 35-vjeçare, të cilën e kishte edhe shoqe të ngushtë për t'i dhënë mësim privatisht djalit të saj.

Mirëpo mësuesja Natalia Nikandrova përveç mësimeve i bënte edhe favore të tjera të miturit.

Një prej ditëve kur ata të dy supozohej të zhvillonin kursin, nëna e djalit hyri në dhomë pa trokitur.

Por ajo që pa e tronditi tej mase, pasi mësuesja po kryente një akt seksual me adoleshentin në shtëpinë e tij.

Sipas mediave lokale në Shën Petersburg, adoleshenti është shumë i njohur në rrjetet sociale dhe promovon aty jetën luksoze me femra të bukura dhe makina shumë të shtrenjta.

Babai i tij është një manjat i naftës prandaj familja e tyre është një ndër më të kamurat në këtë qytet.

Emri i mësueses dhe fotot e saj (më poshtë) u bënë publike, ndërsa ajo rrezikon deri në 4 vite burg.


 
 
 

Comments


bottom of page