613 kg kokainë nga Kolumbia/ Agjentët amerikanë "zbarkojnë" në Durrës
- TheAlbanian Times
- Mar 6, 2018
- 1 min read
Sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës nga Kolumbia duket se e ka bërë që shumica e agjencive të anti-drogës të kthejnë sytë nga vendin ynë.
Pas ndalimit dhe sekuestrimit nga policia të 613 kg kokainë dhe arrestimit të dy personave që po e transportonin, të tjera zhvillime interesante vijnë ditën e sotme nga porti i Durrësit.
Në qytetin bregdetar kanë "zbarkuar" ekspertët amerikane të DEA-s, për të verifikuar procedura që janë ndjekur në këtë rast.
Ekspertët mendohet se po shqyrtojnë gjithçka që nga mbërritja, vonesat dhe sekuestrimi i kokainës.
Sipas "Syri.net", ata kanë hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës, të pajisur me pasaportë diplomatike.
Theksojmë nga ana tjetër se qendra e antidrogës amerikane qëmbulon rajonin e Ballkanit është në Athinë.
Mësohet se agjentët specialë kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të Agjencive në Portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.

Comments