Nga fustani i nuses deri tek ora e dasmës, zbulohet gjithçka për martesën e Besit dhe Xhensilës
- TheAlbanian Times
- Aug 15, 2017
- 1 min read

Pak, shumë pak ka mbetur deri në momentin kur çifti do të lidhë kurorë me njëri-tjetrin.
Tashmë është bërë e ditur gjithçka, me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn që do të martohen më 1 shtator në Pallatin e Brigadave në një ceremoni që do të nisë nga ora 19:30.
Detajet janë zbuluar të gjitha në ftesën që çifti u ka dërguar të ftuarve, nga data, vendi e deri tek ora natyrisht.
Gazeta Express bën me dije se edhe detajet e ftesës ishin shumë të këndshme, një kuti me brenda një zemër dhe degë livandoje që u është dërguar të ftuarve.
Por jo vetëm kaq pasi është zbuluar edhe fustani i Xhensilës, i përzgjedhur tek stilisti Valdrin Sahiti që e ka nxjerrë në Insta Story-t e tij.
Gjithçka është gati….per te par videon e plote kliko ne reklame….per me shume shiko videon me poshte!
Comments