"Vajza më dhunon, do të më nxjerrë nga shtëpia", 75-vjeçarja nga Tirana denoncon të bijën
- TheAlbanian Times
- Aug 12, 2017
- 1 min read
“Vajza do të më nxjerrë nga shtëpia”, kështu e ka nisur rrëfimin e saj në polici një zonjë 75-vjeçare nga Tirana, e cila ka pretenduar se e bija e keqtrajton.
Gruaja 75-vjeçare ka denoncuar vajzën e saj 51-vjeç në Komisariatin e Policisë së Vorës duke thënë se vajza e saj e fyen vazhdimisht dhe e dhunon psikologjikisht, pasi do që të largohet nga shtëpia dhe të shkojë në azil.
E moshuara ka denoncuar vajzën e saj në Komisariatin e Policisë së Vorës me akuzën se ajo e dhunon psikologjikisht dhe e fyen rëndë me qëllimin që ta shpjerë në azil.
Njoftimi i Policisë referon se më datë 10.08.2017 XH.D. 75-vjeçe ka denoncuar shtetasen Dh.A. 51-vjeçe përkatësisht e bija e 75-vjeçares. Çështja i ka kaluar Prokurorisë tashmë.
Ndoshta ngjason me një rast spontan, ama është mjaft e rëndë që të dëgjohen ndodhi të tilla në shoqërinë tonë. Kjo dhunë nuk është emancipim!

Commenti