Search
Aksidenti i deputetit të PDIU-së/ Ekspertiza: Ja kush ishte fajtori
- TheAlbanian Times
- Aug 12, 2017
- 1 min read

Ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i
Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi.
Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i
aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”.
Viktima e këtij aksidenti, shtetas 53-vjeçar, Seit Sorra, gjeti vdekjen kur tentoi të kalonte në
anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga mjeti tip “Benz” i deputetit të PDIU-së.
Comments