top of page

VIDEO/ NJIHUNI ME NJERIUN QË USHQEHET ME KORRENT

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Aug 11, 2017
  • 1 min read

Duket e pabesueshme, tamam si një film por është e vërtetë.

Një burrë indian tashmë njihet me pseudonimin “Njeriu llambë” pasi ai pretendon se ushqehet me energji elektrike.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Naresh Kumar.

Kumar bën me dije se ai lejon që rryma elektrike të rrjedh nëpër trupin e tij sa herë që ai është i uritur dhe nuk ndjen dhimbje apo goditje kur prek telat e rrymës.

Kumar është shprehur se ai thjesht “vendos” veten në prizë dhe pas 30 minutash është i ngopur.

Ai e zbuloi “talentin” e tij një ditë në punë kur aksidentalisht preku një tel.


Commentaires


bottom of page