top of page

TË JETOSH NË SHTËPI TË VOGËL ËSHTË MIRË. JA ARSYET

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Aug 11, 2017
  • 1 min read

Njerëzit akonisht pëlqejnë të jetojnë në shtëpi të mëdha.

Por, në fakt jo gjithmon është më e mirë një banesë e madhe.

Sipas studimeve të ndryshme, të jetosh në një shtëpi të vogël është më mirë, pasi ka disa avantazhe.

Ja cilat janë ato:

Keni pak gjëra për të pastruar.

“Për të gjithë personat që lodhen duke bërë punët e shtëpisë, një nga avantazhet më të mëdha të një banese të vogël është sasia e kohës që kursen për të pastruar.

Për më tepër është më e lehtë për të pasur rregull, duke sistemuar përditë nga pak gjërat jashtë vendit të tyre, që në jnë hapësirë të reduktuar bien më pak në sy”.

Do të jeni më selective.

“Të kesh pak hapësirë në dispozicion të detyron të mendohesh dy herë se si ta arredosh.

Pra me pak fjalë, duhet të keni ide të qarta për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe më të përshtatshme për hapësirat dhe shijet tuaja.

Shmangni blerjet impulsive dhe kurseni para”.

Më shumë hapësirë për kreativitetin.

“Kush jeton në shtëpi të vogël di shumë mirë të përmirësojë çdo hapësirë.

Nëse sipërfaqja e apartamentit është e kufizuar, përdorni hapësirën vertikale.

Çdo kënd mund të jetë i dobishëm.

Duke përdorur truke të tilla do t’ju lirojë nga një seri mobiljesh që do tu zini hapësirë duke e bërë ambientin më të vogël dhe më mbytës”.


Comments


bottom of page