Rudina në kërkim të pozës perfekte dhe për këtë e ndihmon Mia
- TheAlbanian Times
- Aug 11, 2017
- 1 min read

Rudina është më pushime dhe kjo periudhë është perfekte për të bërë foto të bukura.
Dhe në Instagramin e Rudinës këto ditë kemi parë ngjyra shumë të bukura të resorteve, detit dhe padyshim të asaj vetë, të veshur me kaftane, kapele kashte, dyshek plazhi në formë shalqiri.
Edhe sot Rudina bëri një shkrepje të cilën ndoshta nuk do ta postonte në Instagram po të mos kishte një detaj të vogël aty në cep të fotos.
Është dora e vogël e Mias që po vrapon drejt mamit me peshqir në dorë pa pyetur fare se ajo po pozon.
“Një shkrepje me nxitim, për t’i shpëtuar avancimit të peshqirit të Mias në cepin majtas”, shpjegon Rudina foton e postuar në Instagram, të cilën Mia nuk e di që edhe pse padashur, e bëri shkrepjen më të bukur të ditës.

Comments