top of page

Policia e Delvinës “tall tr*pin” me të gjithë, e pabesueshme ajo që bën

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Aug 11, 2017
  • 1 min read

Një ngjarje me të vërtetë e pamendueshme dhe njëkohësisht qesharake mësohet se ka ndohur në Delvinë.

Sipas portalit Sarandaweb.net, policia e Delvinës ka gjetur dhe sekuestruar plot katër (!!!) bimë kanabis sativa gjatë një aksioni për kontrollin e territorit.

Me sa duket policët në fjalë kanë konstatuar se në të gjithë territorrin e një pylli ishin mbjellë vetëm katër bimë narkotike.

Raportohet se bimët janë gjetur në Gjimadhe, në një terren të pyllëzuar në afërsi të fshatit Tatzat, Vergo.

Policia ka bërë shkatërrimin me djegie të bimëve, ndërkohë që njofton se po punohet për identifikim dhe kapjen e autorit të mbjelljes së 4 bimëve në pyll.

I urojmë kësaj policie suksese të mëtejshme në luftën "e ashpër" ndaj kultivimit të drogës.


Comments


bottom of page