top of page

LAMTUMIRË VAPË! NGA NESËR ULJE TEMPERATURASH DHE SHI

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Aug 11, 2017
  • 1 min read

Temperaturat përvëluese që na e bënë këtë verë kaq të gjatë do duhet t’i duroni së paku edhe sot. Meteorologët njoftojnë se vala e të nxehtit që na mori frymën do të tërhiqet nga vendi.

“Vala e të nxehtit tërhiqet të premten nga territori duke sjelle 7-8° rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore”- njofton Meteoalb, duke saktësuar se “të premten pas mesnates nis ulja e temperaturave”.

Parashikimi për sot

Vendi mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mesditës por maksimumi në rang vendi mbetet rreth vlerës 38 – 39ºC.


Yorumlar


bottom of page