top of page

Jeni konsumues i alkolit! Nuk do t’a besoni se çfarë kanë zbuluar shkencëtarët për ju

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Aug 11, 2017
  • 1 min read

Të konsumosh alkol, nuk është vetëm gjë e pashëndetshme.

Një studim 30 vjeçar i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego ka treguar se se njerëzit mbi 65 vjeç, të cilët konsumojnë deri në 3 gota pije alkoolike do të kenë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Në fakt, studiuesit tregojnë se njerëzit, të cilët konsumojnë alkool në nivele të moderuara, nuk do të preken nga sëmundja e dementias deri në moshën 85 vjeçare.

Në këtë studim u përfshinë 1000 femra dhe meshkuj, tek të cilët u vërejtën me kujdes efektet e shkaktuara.

Megjithatë, pavarësisht lajmeve të mira, sërish studiuesit paralajmëruan rreziqet fatale të abuzimit me alkoolin.

“Ky studim është unik, sepse kemi konsideruar shëndetin njohës të burrave dhe grave në moshë të vonë dhe kemi vërejtur se konsumimi i alkoolit jo vetëm që shoqërohet me vdekshmëri të reduktuar, por me shanse më të mëdha për të jetuar të shëndetshëm edhe kur plakemi”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Linda McEvoy.


Comments


bottom of page