Kronikë - Publikohet videoja e re e atentatit tek “Komuna e Parisit”
- TheAlbanian Times
- Aug 6, 2017
- 1 min read

Policia ka publikuar videon e atentatit te “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur Mariglen Hoxha, ose i njohur si Lorenc Hoxha.
Në video duket qartë se nga makina BMW X5 dalin tre persona dhe i aforhen objektivit në kryqëzim tek Komuna e Parisit. Më pas Dejvi Rustemaj nga dera e pasagjerit të makinës së bardhë qëllon me armë Lorenc Hoxhën.
Më pas shihet se makina ku po udhëtonte Mariglen ose Lorenc Hoxha largohet, edhe pse i ai ishte i plagosur.
Autorët të cilët u arrestuan sot, u larguan, por gjatë rrugës u ndoqën dhe u filmuan nga një tjetër person që udhëtonte me makinë.
Të arrestuarit janë:
– Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
– Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.









SHIKONI VIDEON ME POSHTE
Comentarios