top of page

Hidhet shorti. E pabesueshme! Ja kundërshtari i Milanit në Europa League

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Aug 4, 2017
  • 1 min read

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “Play Off” të Europa Leagues.

Fati i goglave ka vendosur që Milani të përballet me Shkëndijën e Tetovës.

Ndeshjet e para do të luhen më 17 gusht ndërsa ato të kthimit një javë më vonë respektivisht më 24 gusht.

22 fituesit e kësaj faze së bashku me 16 skuadrat që kualifikohen automatikisht dhe 10

skuadrat e mundura në “Play Off” të Champions League do të përbëjnë fazën e grupeve , ndërsa shorti do të hidhet më 25 gusht.


Comments


bottom of page