Noizy tregon se si u bë i pasur dhe i famshëm
- TheAlbanian Times
- Aug 1, 2017
- 1 min read

Është i lakmuar nga të gjithë, për famën, paratë, makinat e shtrenjta dhe jetën luksoze...
Megjithatë edhe për Noizyn nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Reperi ka zbuluar së fundi se për të arritur majat e suksesit i është dashur shumë punë e sakrifica, madje ndonjëherë edhe pa marrë përfitime.

Ai u tregon adhuruesve rrugën që ka ndjekur, ndërsa i këshillon që të bëjnë të njëjtën gjë, sepse sipas tij, nuk mund të mendosh finalen pa ditur se si nis gjithçka.

“Të arrish diku, duhet krijuar rruga.
Të ngjitesh lart, në fillim duhen ndërtuar shkallët.
Për shkallë duhet drurë i prerë, duhen gozhda dhe metër.
Për ti blerë këto pajisje duhet sakrificë,punë; dhe pse ftimet mbase nuk janë shumë të mëdha, por duhet bërë për të krijuar shkallët.

Kështu fillohet suksesi.
Njerëzit mendojnë për finalen pa ditur se si niset.
Në fillim kam punuar shumë pa mundësi, "Shumë net pa gjumë".
Pastaj kam krijuar mundësitë dhe idetë më janë zhvilluar gjatë rrugës.”, shkruan Noizy në Instagram.

Të arrish diku, duhet krijuar rruga. Të ngjitesh lart, në fillim duhen ndërtuar shkallët. Për shkallë duhet drurë i prerë, duhen gozhda dhe metër. Për ti blerë këto paisje duhet sakrificë, punë; dhe pse fitimet mbase nuk janë shumë të mëdha, por duhet bërë për të krijuar shkallët. Kështu fillohet suksesi. Njerëzit mendojnë për finalen pa ditur se si niset. Në fillim kam punuar shumë pa mundësi, "Shumë net pa gjumë" Pastaj kam krijuar mundësite dhe idetë më janë zhvilluar gjatë rrugës.


Comentários