Search
Tiranë: Motrat përleshen me thikë, plagoset e madhja
- TheAlbanian Times
- Jul 31, 2017
- 1 min read


Një debat mes motrash ka degraduar në sherr të dhunshëm me thika në mes të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 18:00 dhe siç bëhet me dije nga policia,
ka mbetur e plagosur motra e madhe. Klementina A. 49-vjeçe, banuese në rrugën “Karaman
Ylli” ka kërcënuar dhe më pas e ka goditur me thikë në dorë motrën V.A, 58-vjeç. Motra e
plagosur ka bërë kërkesën në polici për mbrojtje të menjëhershme.
Comments