VIDEO/Skandal Në Polici/ Ja Çfarë I Bëjnë Policët Modeles Së Dehur
- TheAlbanian Times
- Jul 30, 2017
- 2 min read

Një skandal në një stacion policie në Kolumbi është raportuar në mediat ndërkombëtare. Modelja Katherine Martinez akuzon policët që e arrestuan se e kanë trajtuar në mënyrë ç’njerëzore gjatë mbajtjes në paraburgim. Ajo ka thënë se e kanë nxitur të zhvishet, e kanë filmuar teksa kryente veprime të turpshme dhe kanë publikuar videon në internet.
Të gjithë oficerët e policisë më thanë se nëse doja që ata të më jepnin një karrige ose të më hiqnin prangat, duhej të hiqja fustanin dhe t’u tregoja trupin tim. Të burgosurit bërtisnin ‘Po, Po, ngrije fustanin’. Mbaj mend disa gjëra, por jo gjithçka. Më kujtohet që më treguan që po më filmonin”, rrëfen 27 – vjeçarja.
Komandanti i policisë së Cali-t, Hugo Casas mbështet versionin e saj të ngjarjeve, duke thënë se oficerët e tij janë përgjegjës për shpërndarjen e videos në internet, edhe pse ai u ndal shkurt në faktin që e kishin shantazhuar modelen për t’u ekspozuar, transmeton tvklan.
Ajo vendosi të heqë rrobat dhe të kryejë veprime të turpshme në stacionin e policisë, por ne si institucion na vjen keq për atë çka bënë oficerët. Ata e filmuan me celularë në vend që ta ndalonin dhe të mbronin ndershmërinë e saj dhe më pas e shpërndanë videon nëpërmjet WhatsApp. Forcat tona policore e dënojnë këtë sjellje, oficerët janë identifikuar, ndaj për ta po zhvillohen hetime disiplinore dhe gjyqësore”, tha ai.
Katherine ka marrë avokat për të paditur policinë dhe ka folur hapur në mediat lokale për videon, duke thënë:
Ky veprim i neveritshëm dhe i turpshëm që më detyruan të bëja, vetëm që të mund të merrja një karrige, më ka lënë me një këmbë të dëmtuar. Nuk mund të eci mirë. Gjithashtu ndihem keq emocionalisht.”
Ekspertët ligjorë mendojnë se nëse video është filmuar nga oficerët e policisë është mjaft e qartë që ata janë fajtorë për sjellje kriminale. Oficerët janë përgjegjës për “integritetin fizik dhe moral” të modeles pas arrestimit.
Comments