top of page

Femrat “hot” nxjerrin të pasmet, vajza e Majlinda Bregut ngre temperaturat

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 29, 2017
  • 2 min read

Kësaj radhe ju sjellim në maratonën tonë të “VIP-ave në Plazh” në GSH.al disa nga fotot më pikante të kësaj vere. Nuk mundemi të sjellim të gjithë, edhe pse e dimë që tashmë sezoni ka nisur, për shumicën prej tyre dhe fotot e postuara në rrjetet sociale janë të shumta.

o të veçojmë në kolazhin tonë një kolor ngjyrash dhe formash, por në qendër të vëmendjes do të jenë padyshim ata, VIP-at më “hot” të momentit, që na kanë tërhequr vëmendjen edhe për këtë javë.

Iva Spaho E nisim maratonën tonë me bukuroshen Iva Spaho. Modelja e njohur shqiptare nuk e ndan Jugun e Shqipërisë me asnjë vend tjetër të botës. Gjithnjë pjesë e pushimeve të saj të “paparashikuara”, siç i quan ajo, janë plazhet e mrekullueshme të vendit tonë. Në foto ajo shfaqet si gjithnjë në një formë fantastike me rroba banje, të cilat tregojnë linjat e saj për t’u pasur zili prej modeleje.

Besa Kokdhima Këngëtarja e njohur, Besa Kokdhima vjen gjithnjë e më joshëse në fotot e saj nën rrezet e diellit të kësaj vere. Edhe bukuroshja Kokdhima ka vendosur të pozojë me bikini të zeza në fotot e postuara në “Instagram”. Mesa duket stina e verës i ka nxitur më tepër që të shfaqin sensualitetin e tyre vipat tanë, duke u treguar akoma më ndjellëse dhe tërheqëse në fotot e postuara në rrjetet sociale.

Kejda Ajazi Ajo është mjaft e bukur dhe seksi. Fjalën e kemi për vajzën e deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregut. Kejda Ajazi ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për format trupore, por edhe për sharmin dhe elegancën. Kejdën e pamë në mbrëmjen e maturës, ku ishte me të vërtetë rrëzëlluese, ndërsa këtë herë vjen me foto nga plazhi me bikini të zeza. Në fotot e postuara duket qartë se bukuroshja Kejda është në super formë për këtë verë.

Orjola Marashi Nuk kemi se si të mos e zbukurojmë kolazhin tonë me modelen bukuroshe Oriola Marashi. Nuk diskutojmë aspak linjat e saj ndjellëse e tepër perfekte, të cilat ajo nuk ngurron t’i shpalosë, dhe jo vetëm për shkak të punës që bën. Oriola në fotot e fundit të postuara, e veshur me rroba banje të zeza e ulur në një jastëk të kuq duket vërtet si një sirenë deti. Më perfekte se kaq, s’ka ku të shkojë!


Comments


bottom of page