Search
Zjarr në një resort në Velipojë, 20 të lënduar
- TheAlbanian Times
- Jul 28, 2017
- 1 min read

Velipoja është përfshirë nga paniku mëngjesin e sotëm, pasi një zjarr ka përfshirë një kompleks turistik.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, që mendohet se kanë ndodhur pas shpërthimit të një bombole gazi.
Në pamjet tmerruese të siguruara nga JOQ.al duket se si një prej të plagosurve është i shtrirë në tokë, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima.
Duke qenë se zjarri ka rënë në një restorant, dyshohet që brenda të ketë ende persona të tjerë, të cilët ndoshta janë asfiksuar.
Deri më tani dy prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital.




Yorumlar