Search
VIDEO/ Plas keq sherri tek Barcelona, Neymar qëllohet me shkelma. Braktis...
- TheAlbanian Times
- Jul 28, 2017
- 1 min read

Neymar ka një arsye më shumë për tu larguar nga Barcelona.
Mëngjesin e sotëm sulmuesi brazilian është përfshirë në një sherr banal me Nelson Semedo i cili ka befasuar të gjithë duke qëlluar me shkelmë shokun e skuadrës, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.
Sulmuesi brazilian nuk ka duruar ndërhyrjet e ashpra në ish-lojtarit të Benficës duke reaguar ndaj tij.
Më pas Neymar nuk është përmbajtur duke u larguar nga stërvitja.
Kujtojmë që PSG kohët e fundit po kërkon Neymarin për të cilin Barcelona kërkon plot 222 milionë euro.
Comments