Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshkaqen bllokohet në anije dhe gjakoset i tëri
- TheAlbanian Times
- Jul 28, 2017
- 1 min read

Një video e pabesueshme po qarkullon në rrjet, ku një peshkaqen i madh ka ngecuar në kuvertën e një anijeje dhe përpiqet të hidhet në det.
Në videon që është filmuar në bregun e Long Island në New York, peshkatari vështron me tmerr pasi peshkaqeni shkundet në kuvertën e anijes me gjithë trup që fillimisht të kapte njërin nga njerëzit e ekuipazhit dhe më pas ka ngecur në kuvertë.
Goja e peshkaqenit është gjakosur keq pasi kishte kafshuar hekurat e anijes disa herë në tentativa për t’i shkulur, po pa sukses.

Kjo krijesë deti u lirua vetëm pasi kapiteni i anijes, Don Law, lidhi litarin rreth finit të peshkaqenit, ndërsa një tjetër anëtar i ekuipazhit ia drejton kokën drejt oqeanit dhe e lidh me fijen e peshkimit. Pastaj peshkaqeni lëshohet në ujë dhe i priten fijet me të cilat e lidhën për ta ndihmuar.

Padyshim që kemi nevojë për një anije më të madhe”, tha i tronditur kapiteni Don.
Peshkaqeni ishte i gjatë rreth 3.3 metër dhe me një peshë prej 135 kilogramësh.
Shikoni Videon me poshte:
Comments