top of page

I mori 5000 Pound 22-vjeçares, prcedohet 29-vjeçari

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 28, 2017
  • 1 min read

Një 29 vjeçar në Berat po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. 29 vjeçari A.M, pas kallëzimit që u bë ndaj tij në polici nga një 22 vjeçare, F.,V banuesë në Berat, u shpall në kërkim nga policia.

Sipas kallëzimit që e reja ka bërë në polici, dyshohet se 29 vjeçari nëpërmjet kërcënimit i ka marrë asaj 5000 pound britanik dhe 318.000 lek.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

A.M. 29 vjeç, banues në Berat, më datë 25.07.2017 ky shtetas u shpall në kërkim policor pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia F.V. 22 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi A.M. nëpërmjet kërcënimit, i ka marr 5000 pound britanikë dhe 318.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale

“Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Per me teper kliko artikullin me posht :


Comments


bottom of page