E rëndë, 15-vjeçarja përdhunohet dy herë brenda 1 ore nga dy burra
- TheAlbanian Times
- Jul 28, 2017
- 1 min read

Një ngjarje e tmerrshme dhe sureale ajo që ka ndodhur të martën në mbrëmje në Birmingem, në Anglinë qendrore.
Një vajzë 15-vjeçe është përdhunuar dy herë në harkun e një ore, herën e dytë nga një burrë që në fillim u duk sikur donte ta ndihmonte.
Vajza ndodhej në një zonë pak të frekuentuar të stacionit Witton, pak metra larg stadiumit të Aston Vilës, në veri të Birmingemit.
Nga informacionet e hetuesve, mediat lokale kanë rindërtuar dinamikën e përdhunimit të dyfishtë.
15-vjeçarja, e sulmuar në stacionin Witton, arriti t’i shpëtojë agresorit dhe të dalë jashtë zonës së rrezikshme.
Sapo ia ka dalë, i ka kërkuar ndihmë një makine që po kalonte aty pranë, e cila drejtohej nga një person që ka ndaluar të hipte mbi bord.
E mitura nuk mund ta imagjinonte se çfarë do t’i ndodhte më pas: drejtuesi i mjetit, bëri në fillim sikur donte ta ndihmonte, por pas pak abuzoi seksualisht me të, duke e përdhunuar për të dytën herë në harkun e një ore.
Policia lokale ka nisur hetimet për ngjarjen për të identifikuar autorët e dyshuar dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.
mos i humbisni shiko linkun me posht…
Commentaires