top of page

Dramë E Tmerrshme, E Përdhunojnë 16-Vjeçaren Se Vëllai Kishte Përdhunuar Një Fëmijë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 28, 2017
  • 1 min read

Hakmarrja ka përfshirë jo vetëm një familje, por edhe një bashkësi të tërë banorësh në një fshat në Pakistan.

Policia në Pakistan tha se ka arrestuar 20 anëtarë të një këshilli të fshatit, të cilët kanë urdhëruar përdhunimin e një vajze adoleshente si ndëshkim për një përdhunim që ka bërë vëllai i saj.

Zyrtari lokal i policisë, tha se këshilli i fshatit ka urdhëruar përdhunimin e një vajze 16 vjeçe, pasi vëllai i saj ka përdhunuar një 12-vjeçare.

Policia tha se familjet e dy vajzave janë të afërme.

Zyrtari policor Baksh tha se këshilli i fshatit është kontaktuar këtë muaj nga një burrë, i cili i ka thënë se motra e tij 12 vjeçe është përdhunuar nga kushëriri i saj.

Këshilli pastaj ka urdhëruar ankuesin të përdhunojë motrën e të akuzuarit, gjë që, sipas policisë, e ka bërë.

Policia tha se të dy personat e dyshuar për përdhunim janë ende në arrati.

Policia po ashtu tha se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar përdhunimin në të dyja rastet.

Krimet e ashtuquajtura për nder janë të shpeshta në disa zona rurale të Pakistanit.


Comments


bottom of page