Shkodër, goditet rrjeti i prostitucionit. Shfrytëzonin vajza të mitura
- TheAlbanian Times
- Jul 27, 2017
- 1 min read

Policia e Shkodrës ka goditur një grup prostitucioni që shfrytëzonin vajza të mitura. Në sajë të operacionit “Last Time” është vënë në pranga Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale "Shfrytëzim Prostitucioni". Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Ushtrim Prostitucioni" parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. Gjithashtu janë ndaluar Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, "Trafikim i të miturve e mbetur në tentative" dhe "Shfrytëzim prostitucioni me të mitur". Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale " Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
Comments