top of page

Ça po ndodh në Ksamil? Të tmerruar nga pamjet, pushuesit lënë plazhin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 26, 2017
  • 1 min read

Deti pushtohet nga ujërat e zeza.

Pushuesit që sot ndodhen në Ksamil, duket se janë përballur me pamje që jo vetëm janë të pakëndshme për syrin, por dhe shumë të rrezikshme për shëndetin.

Një tubacion i ujrave të zeza ka plasur dhe ato të gjitha po derdhen në det.

Sipas Panoramës, pushuesit e shqetësuar për veten dhe fëmijët e tyre janë larguar që aty.

Siç duket dhe nga pamjet, deti ka marrë krejtësisht tjetër ngjyrë dhe është e pamundur për qytetarët që ndodhen aty të pushojnë normalisht.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

Kliko posht per te pare videon.


Comments


bottom of page