"U zunë pritë e i bënë copa me thikë"/7 të përfshirë në sherrin e Borshit, pamje nga vendi
- TheAlbanian Times
- Jul 26, 2017
- 1 min read
Shtatë është numri i personave që mund të jenë përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Sarandës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 34 vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.
Ndër të plagosurit, 24-vjeçari E.O. raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në fshat thuhet se pasi ka nisur sherri në një lokal dhe situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.
Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh", - thotë personi që ka sjellë pamjet pranë redaksisë së JOQ.al.
Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.


Comments