Rrahu burrin këngëtar, psikologia shqiptare tani në krahët e biznesmenit
- TheAlbanian Times
- Jul 26, 2017
- 1 min read
Suela Kalaja është psikologia dhe këngëtarja e cila u akuzua nga ish-bashkëshorti i saj për dhunë të ushtruar ndaj tij. Edhe pse lajmi bëri bujë në media dhe procesi i divorcit të tyre u zhvillua "para syve" të të gjithëve, duket se Suela e ka lënë pas krahëve divorcin me Saimir Çilin.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto në praninë e një personi tjetër, i cili, siç shkruan revista "Who", është një biznesmen që ka aktivitetin e tij në Itali. Nuk dihet se si janë njohur dy të dashuruarit, por me sa duket, ky është një fillim i mbarë për të dy.
Suela Kalaja ka një vajzë nga martesa e dështuar me këngëtarin Saimir Çili. Gjykata ia ka lënë kujdestarinë e të voglës Suelës, e cila edhe pse psikologe me profesion, ka eksperimentuar në muzikë, teksa është shfaqur duke kënduar me ish-bashkëshortin.
Këngëtari i njohur shqiptar akuzon bashkëshorten për dhunë, i qëlloi me shuplakë
Zbardhet historia/Këngëtari shqiptar: Pse e denoncova për rrahje gruan
Këngëtarja shqiptare dhunoi ish-bashkëshortin, gjykata “habit” me vendimin e saj
Këngëtarja shqiptare shpërthen ndaj ish-bashkëshortit: Mbushi barkun fëmijës
Këngëtari shqiptar e denoncoi gruan e tij për dhunë, reagon për herë të parë Suela






Comments