top of page

Ai ishte mbyllur për 25 vite në "vrimën e ferrit", pamja e tij tregon vuajtjet

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 26, 2017
  • 1 min read

Një burrë ka bërë një zbulim që e ka lënë pa fjalë në një banesë të braktisur.

Burri nga Tajlanda njoftoi policinë menjëherë për të denoncuar rastin e një majmuni të mbyllur dhe që jetonte në kushte mizore prej 25 vitesh.

Ai tregon që fytyra e kafshës së gjorë shprehte mëshirë dhe kërkonte ndihmë e mbyllur pas hekurave.

Xho, është emri që ekipet e shpëtimit i vunë majmunit. Duke folur për mediat lokale, Edwin Wlek, themeluesi i shoqatës për mbrojtjen e kafshëve, tha: Kam parë shumë raste të abuzimit me kafshët, por historia e Xho i kalon kufijtë. Imazhet tregojnë vetëm sa një e mijta se sa e tmerrshëm ka qenë jeta e tij për vite të tëra aty”.

Kushtet në vrimën ku kafsha mbahej ishin tronditëse, aq sa banorët e kanë quajtur “vrima e ferrit”.

Pasi u nxor nga ekipet e shpëtimit, Xho, nuk kishte fuqi dhe u mbështoll me një batanije. Procesi i rikuperimit të shëndetit të tij ishte i gjatë, ku në fillim ai mezi ecte, ndërsa më vonë në saje të përpjekjeve të gjata ai u shërua dhe gëzon shëndet të plotë.

Hetimet e mëvonshme zbuluan edhe pronarin e majmunit, i cili u tha autoriteteve të Tajlandës që nuk kishte mundësi të përballonte kostot e mbajtjes së majmunit në kopshtin zoologjik prandaj e la në atë vrimë që prej vitit 1992.

Kafsha e vogël i përket një race që mund të jetojnë për 35 vite, kështu që ekipi i përkujdesit shpreson dhe punon që t’i ofrojë një ambient të rehatshëm dhe që i ofron lumturi Xhosë gjatë viteve të mbetura të jetës.


Comments


bottom of page