top of page

“Sherr” në plazh/ “Kërcënohet” Roza Lati, ja çfarë i ndodhi moderatores

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 26, 2017
  • 1 min read

Nuk iu nda sherreve! Këtë herë vajza e aktores së njohur Rita Latit, Roza ka bërë sherr në plazh.

Moderatorja ka marrë në plazh qenin e saj, të cilin nuk e lë asnjëherë vetëm, mirëpo duket se kjo është kthyer në një problem për pushuesit e tjeë të cilët kanë reaguar.

Përmes një video në profilin e saj në Instagram, ajo ka etiketuar zonjën që po e “kritikonte” për qenin.

Të jesh në plazh për qefin tënd dhe të kesh një grua atje përtej, shikoje atë gruan… ajo po na bënte ligjin hiqe qenin o unë o qeni në plazh, hiqe qenin nuk duhet të rrijë qeni në plazh”, thotë Roza në video.

Në fakt, Rozës nuk i ka interesuar aspak “kërcënimi” i zonjës, ajo ka vendosur që ta mbajë qenin në pëllëmbë të dorës dhe të përkujdeset për të si gjithmonë.

Roza gjithmonë e ka shprehur hapur dashurinë e saj për kafshët, madje u përfshi dhe në një çështje gjyqësore vetëm pak muaj më parë.


Comments


bottom of page