top of page

Hollywood i kushton film Lazaratit, Gabriel Garko aktor protagonist

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 25, 2017
  • 1 min read

Mund edhe të mos e kishim menduar kurrë, por regjisori William Kaufman do sjellë më 1 dhjetor 2017 filmin e titulluar ”Lazarat”.

Filmi bën fjalë për fshatin e drogës dhe luftën ndaj policisë.

Në rol protagonist në film është aktori i mirënjohur i shumë filmave të pëlqyer, Gabriel Garko.

Filmi është i zhanrit aksion, thriller dhe në listën e IMDB janë të renditur edhe disa aktorë shqiptarë si Salsano Rrapi e Besart Kallaku në role dytësore.

Na mbetet veç të presim datën kur filmi të dalë në kinema në mënyrë që të shohim pasqyrimin e Lazaratit në sytë e të huajve.


Comments


bottom of page