top of page

Vdes në mënyrë të tmerrshme prezantuesja e njohur, po ecte e qetë në rrugë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 24, 2017
  • 1 min read

Një prezantuese e famshme televizive në Indi ndërroi jetë pasi një pemë palme i ra mbi kokë dhe e zuri poshtë. 58-vjeçarja Kanchan Nath, u kthye në shtëpi pas një leksioni për joga që kishte ndjekur në Chembur, Mumbai, në momentin që ndodhi ngjarja.

Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë momentin e frikshëm kur gruaja po ecte normalisht në rrugë dhe mbi të përplaset pema që bie pa pritur e pa pandehur.

Maja e pemës së palmës prek prezantuesen në kokë dhe e përplas atë fort në tokë. Gjithçka duket si një skenë filmi e inskenuar, por është një vdekje e frikshme, që mund t'i ndodhte kujtdo.

Prezantueses i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të pranishmit në vendngjarje, duke larguar degën e pemës, por pa rezultat. Ajo ka ndërruar jetë.


Comments


bottom of page