top of page

"Kam burrë dhe dashnor", Besa Myftiu fëlliq gazetarët: Hëngrën e pinë qyl dhe në fund shpi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 24, 2017
  • 3 min read

Shkrimtarja shqiptare Besa Myftiu me anë të një deklarate ka hedhur poshtë të gjithë intervistën e gazetarëve të Living për një rrëfim të sajin për jetën personale. Myftiu shprehet e befasuar për fjalët që i janë deformuar në intervistë, pasi sipas saj nuk e ka thënë kurrë që ka edhe burrë edhe dashnor. Pas kësaj deklarate të saj, lajmi u kthye në viralen e medieve e rrjeteve sociale.

“Martesë e hapur? Unë as këtë shprehje nuk e njoh, sepse kur ika nga Shqipëria, nuk ekzistonte ky lloj fjalori. Në frëngjisht përdoret shprehja ‘union libre’. Duhet ta dini se në këtë botë maçiste nuk ka asnjë femër që mund të deklarojë gjëra të tilla, bile as në Francë, e jo më në Shqipëri”, shprehet Besa Myftiu për të cilën gazetarët shkruan se kishte “edhe burrë edhe dashnir”

“Kam dëgjuar kaq shpifje në rininë time të hershme dhe jam kaq e tmerruar nga thashethemet saqë nuk u flas kurrë mediave mbi jetën time private”, – shprehet Myftiu për Gsh.al ndërsa thotë se 4 veta “hëngrën e pinë qyl” në restorantin e saj duke nënkuptuar kështu gazetarët e “Living” që e morën në intervistë e më pas sajuan gjëra të pathëna.

Mesa duket kjo kundër deklaratë e shkrimtares është akoma më shumë shqetësuese sesa ajo që gazetarët thanë se ajo mendonte për martesën e saj. Gjithsesi shpresojmë që të mirëkuptohen të dyja palët.

Ja shkrimi i plotë i Besa Myftiut:

Jam shumë e çuditur… Në fakt, vitin e kaluar një gazetar i ‘Living’ erdhi te restoranti ynë familjar ‘à la Santé’ për të bërë një artikull mbi pjatat e shëndetshme dhe të shijshme që ne shërbejmë. Dy ditë më parë i kisha dhënë një intervistë me këtë temë Blerina Goces, prandaj u tregova e gatshme dhe entuziaste të flisja mbi ushqimin, madje edhe ofrova pjatat më të mira të restorantit tonë: tabule me karkaleca krudo dhe kek me perime për njërin që ishte vegjetarian. Katër veta hëngrën e pinë qyl dhe unë që prisja të shkruhej diçka me titullin ‘Besa Myftiu flet për restorantin à la Santé’. Ndodhem në Zvicër ku marr vesh se ka dalë artikulli, por me një titull të paimagjinueshëm: ‘Besa Myftiu flet për martesën e hapur’. Unë as këtë shprehje nuk e njoh, sepse kur ika nga Shqipëria, nuk ekzistonte ky lloj fjalori. Në frëngjisht përdoret shprehja ‘union libre’. Duhet ta dini se në këtë botë maçiste nuk ka asnjë femër që mund të deklarojë gjëra të tilla, bile as në Francë, e jo më në Shqipëri. Unë kam bërë mbi 50 intervista në gazeta të ndryshme, radio e televizione. Kam folur për librat e mi, për punën në universitet, por kurrë mbi jetën time private. Te ‘Living’ fola për pjatat e restorantit, prandaj edhe fotot e mia janë bërë në restorant, duke ngrënë e duke pirë verë. Kërkova që të më dërgohej artikulli me e-mail para se të botohej, sigurisht që të shtoja ndonjë hollësi mbi pjatat apo të ndreqja ndonjë pasaktësi, por nuk mora gjë. Artikullin nuk e kam lexuar, sepse askush nga redaksia nuk ka guxuar të ma dërgojë me postë apo me e-mail (duke shkelur premtimin e dhënë), as fotot nuk i kam marrë. Një mikeshë e skandalizuar më tha vetëm titullin, por unë u mundova ta harroj dhe të mos i jap rëndësi… Tani marr vesh se ky artikull qenka ringjallur… Nuk i kam lexuar reagimet dhe nuk i kam folur bashkëshortit për këtë problem, sepse jam shumë e zënë me korrigjimet e provimeve të studentëve dhe nuk kam as kohë, as nerva të merrem me thashethemet…”, rrëfen shkrimtarja.


Comments


bottom of page