top of page

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KAVAJË, HUMB JETËN NJË I RI NGA VLORA, ARRESTOHET SHOFERI VLONJAT (EMRI)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 24, 2017
  • 1 min read

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur sot në Kavajë.

Policia bën të ditur se eshte arrestuar në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi, drejtonte mjetin tip Mercedes, ku per pasoje është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi: – Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”. Njoftimi i policise Kavajë. Informacion. Arrestohet në flagrancë shtetasi Soren Veshaj.

Më datë 24.07.2017 shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi: – Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.


Comments


bottom of page