top of page

ZHDUKET PA GJURMË I RIU NGA VLORA, ME NJË MOTOR DETI,

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 24, 2017
  • 1 min read

Një i ri nga Vlora është zhdukur pa lënë gjurmë, pasi kishte marrë një motor uji me qira dhe kishte dalë për të bërë xhiro.

Ngjarja është denoncuar nga pronari i mjetit lundrues i cili ka treguar në polici se 33-vjeçari me inicialet K. P., i ka marrë me qira një motor uji, por nuk është kthyer më.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi në orën 10:00, dha kallëzim shtetasi J. B., 33 vjeç, se më datën 21.07.2017, ora 15:30, tek plazhi në “Ujë te Ftohtë”, ka marrë me qira një motor deti dhe nuk e ka kthyer.

Punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.


Kommentare


bottom of page