top of page

Tragjedi në futbollin shqiptar/ Vret veten ish-portieri i njohur korçar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 23, 2017
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Korçës, por edhe futbollin shqiptar. Policia ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-portieri i njohur korçar Gjergji Kushe.

Ish-futbollisti i cili kulmin e karrierës e kishte në fillimin e viteve ’80 duke luajtur me Vllazninë ku fitoi edhe titullin kampion në sezonin 1982-1983, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte i vetëm.

"Panorama Sport" shkruan se burri e ka kryer aktin në gjendje të renduar emocionale. Mësohet se ai kishte lënë edhe një letër lamtumire e cila është marrë si provë nga ekspertët në vendngjarje.


Comments


bottom of page