Katër vjet rresht kokainë, 27-vjeçari shqiptar: Ju lutem mos e bëni! Unë u shkatërrova, s’kam më shp
- TheAlbanian Times
- Jul 24, 2017
- 1 min read
Një i ri 27-vjeçar nga Kosova, por në emigrim ka rrëfyer për JOQ.al, se si u shndërrua në vetëm katër vite duke përdorur kokainë.
I shtyrë nga shoqëria dhe kurioziteti, ai tentoi të provonte kokainën para 4 vitesh dhe tashmë, ka arritur në atë fazë ku mendon se kjo e ka shkatërruar.
Ai u bën thirrje të rinjve shqiptarë që mos të përdorin lëndë të tilla, ose do të pendohen kur të jetë shumë vonë dhe kur të kenë humbur gjithçka
Ai ka shkruajtur per JOQ .
Përshëndetje JOQ, kam një mesazh për gjithë rininë shqiptare. Jam 27-vjeç, jetoj jashtë shtetit dhe jam nga Kosova. Për katër vite kam përdorur kokainë, tani kam problem me frymëmarrje me hundën. Ju kisha lut çdokujt mos ta përdorë. E fillova si shaka dhe s’e mendova se do hynte në jetën time, ajo që më shkatërroi në pak vite, humba çdo gjë që kisha, shpresën që familja kishte për mu, lekët që kam shpenzu... këtë mesazh po e dërgoj për njerëz që kuptojnë e jo për njerëz pa vlerë si puna ime”, shkruan ai..
Djali dërgon në redaksinë tonë një foto të hundës së tij, për të cilën thotë se është krijuar një vrimë tjetër nga kokaina dhe nuk ka më shërim.
Shifeni, as doktorët nuk mund të më ndihmojnë. Një vrimë në hundë, një vrimë tjetër ngaqë kam përdor kokainë, tani s'ka shërim se vrima është e madhe. Unë jam mashtruar nga shoqëria dhe nuk dua që rinia shqiptare të bëhet viktimë si unë, prandaj kam dëshirë me e publiku”, përfundon ai.

Comments