I SHUMËKËRKUARI ‘CIRK’ NË PORTIN E VLORËS, PËR T’I SHPËTUAR POLICISË (EMRI)
- TheAlbanian Times
- Jul 23, 2017
- 1 min read
Policia Kufitare e Vlorës ka kapur një person në kërkim, si autorin e dyshuar në lidhje me disa vepra penale.
Sot u arrestua Klodian Pasho, 34 vjeçari me banim në Vlorë. Ndalimi i tij është bërë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në tentativë për të kaluar telin rrethues të PKK Portit Vlorë me qëllim që t’i shmangej kontrollit të pasagjerëve.
Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë për këtë shtetas, ka rezultuar së është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 5 vjet burg për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, neni 139 i Kodit Penal. Gjithashtu, shtetasi Klodian Pasho rezulton i shpallur në kërkim edhe për dy vepra të tjera penale: · Nga Sektori i Krimit Ekonomik për veprën penale ”Falsifikimi i monedhave”, neni 183 i Kodit Penal. Për një ngjarje të ndodhur më datë 22.07.2017, pasi ka vjedhur me anë të mashtrimit një motorr uji në pronësi të shtetasit J.B. Kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Comments