top of page

'Armiqtë do dridhen nga frika! Trump inauguron aeroplanmbajtësen më të madhe në botë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 23, 2017
  • 1 min read

Presidenti Donald ka ndjekur nga afër ceremoninë e inaugurimit të aeroplanmbajtëses së të madhe në botë, anijes "USS Gerald R. Ford".

I

ngagurimi i anijes që ka kushtuar rreth 13 miliardë dollarë, u zhvillua në bazën ushtarake në Norfolk të Virginias, raporton “Fox News” Presidenti mbajti një fjalim mjaft entuziast dhe patriotik ku theksoi se një nga përparësitë e administartës së tij ëhstë fuqizimi ushtarak i Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se luftanija "i dërgon botës një mesazh prej 100 mijë tonësh, i cili do t'i bëjë armiqtë tanë të dridhen nga frika."

“Zoti e bekoftë dhe udhëheqë këtë luftanije dhe të gjithë ata që do të lundrojnë në të”, tha Trump.

Aeroplanmbajtësja e cila u inagurua dje mban emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford. Për ndërtimin e anijes e cila peshon 100,000 ton, janë dashur 8 vite dhe ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë.

Anija me repart atomik, do t’i ketë afro 2,600 marinarë dhe pritet që të shërbej për 50 vjet.

Ajo është aeroplanmbajtësja më i madhe dhe më i avancuar në historinë e botës.

Anija filloi të ndërtohej në vitin 2009, dhe ishte në plan të përfundonte në vitin 2015, por për shkak të kostos së madhe, inaugurimi i saj u vonua.

Presidenti Trump gjithashtu kritikoi administratën e mëparshme "që e dobësoi gatishmërinë ushtarake të Amerikës.


Comments


bottom of page