top of page

AKSION POLICOR NË QAFËN E LLOGARASË

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 23, 2017
  • 1 min read

E mbani mend videon që bëri bujë vite më parë, nga emisioni “Top Gear”? Ende edhe sot shumë shqiptarë nuk i kanë dhënë zgjidhje se, cili voziste me “drifting” makinat shqiptare të policisë, apo edhe si u rrëzua makina “Zastava”, në Qafën e Llogarasë…

Ironia angleze përgjatë këtij emisioni, nuk lë pa kapur as “tufat” e shqiptarëve, – që teksa ishin të ulur në kafe, – kundronin aksionin e Policisë Shqiptare duke i ndjekur “hajdutët” me makinat, Chevrolet. Madje as policin, që duke vozitur motorin “Moto-Guzzi”, mban një cigare në gojë…

Komentet asokohe, ishin të shumta…

“James May vdiq në Shqipëri”, ishin ndër të parat komente, pasi makina e tij e prodhimit ish-jugosllav (e famshme në vitet ’60-’70) rrëzohet, në zbritje të Qafës së Llogarasë…Por a do t’ja dalin t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë shqiptare, Jeremy Clarkson me Rolls-Royce Ghost dhe Richard Hammond me një Mercedes S65 AMG?

Për më tepër, ndiqni këto xhirime spektakolare të “BBC TËO”, në serinë e 16-të, të episodit të tretë të “TOP GEAR”


Comments


bottom of page