4 TURISTËT E RINJ SULMOHEN SEKSUALISHT NGA STAFI I HOTELIT
- TheAlbanian Times
- Jul 23, 2017
- 1 min read

Katër të rinj britanikë, tre femra dhe një mashkull janë sulmuar seksualisht në një hotel të quajtur Savk në qytetin turistik në bregun e Mesdheut.
Turistët kanë akuzuar policinë turke se kanë injoruar thirrjet e tyre për ndihmë, raporton “Daily Mail”.
Të rinjtë në disa deklarata për mediat britanike ata kanë rrëfyer se natën e tretë të qëndrimit, një nga vajzat nëntëmbëdhjetë vjeçare ishte sulmuar seksualisht nga një anëtar i stafit të hotelit.
Adoleshentët britanikë u shprehën gjithashtu se ishin sulmuar seksualisht dy herë brenda katër ditëve të qëndrimit në hotel.
Nga ana tjetër stafi i hotelit të Antalias reagoi duke thënë se 4 të rinjtë britanikë ishin në kërkim të seksit në grup dhe se ata ishin përgjegjësit e vetëm të ngjarjeve.
Comments