top of page

Tragjike/ Dy vëllezërit shqiptarë gjenden të vrarë, 11 vite më parë u ishin vrarë dy vëllezër të tje

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 22, 2017
  • 1 min read

Dy vëllezër janë gjetur të vrarë në fshatin Kryshec të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Dy trupat e të vrarëve janë dërguar për autopsi, ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Klan Kosova mëson se ata janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, po ashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.


Comments


bottom of page