top of page

Sulmohen gabimisht policët afgan, 16 të vrarë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 22, 2017
  • 1 min read

16 policë afganë janë vrarë dhe dy pjesëtarë të policisë kombëtare të Afganistanit janë plagosur gjatë një sulmi ajror te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në provincën Helmand. Sipas zëdhënësit të provincës, policët janë shenjestruar gabimisht. Edhe Pentagoni ka konfirmuar se nga sulmi ajror amerikan janë vrarë dhe plagosur gabimisht një numër i forcave vendase të sigurisë.

Operacioni dhe gabimi u pranuan që prej ditës së djeshme nga forcat perëndimore në Kabul, nëpërmjet një komunikate ku ata theksuan se sulmet ajrore kishin shkaktuar vdekjen e policeve, te cilët ishin mbledhur ne nje kamp. Aktualisht, forcat afgane po zhvillojnë betejë të ashpër për ta rimarrë territorin në provincën Helmand që është nën kontrollin e talebanëve.


Comments


bottom of page