top of page

I vranë mizorisht dhe i lanë të kalbeshin në pyll, si u shuajt raca e familjes Berisha

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 23, 2017
  • 1 min read

Në fshatin Kosuriq të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër. Viktimat janë Ramiz Berisha 28 vjeç dhe Arsim Berisha 31 vjeç.

Të ndjerët ishin meshkujt e fundit të familjes Berisha, të cilës, në gusht të vitit 2006 iu vranë edhe dy djem të tjerë. Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Fëmijët e familjes ishin rritur pa babanë që ishte vrarë në fillim të viteve '90, rreth 36 vite më parë. Vrasja mendohet se ka ndodhur për shkaqe pronësie, ndërkohë janë arrestuar 4 persona nga familja Pangja. Të dyshuarit kanë mohuar çdo akuzë konfliktuale me familjen në fjalë.

Trupat e pajetë të viktimave janë gjetur në mal dhe sipas autopsisë janë qëlluar me armë zjarri dhe viktimat kanë ndërruar jetë në vend. Në familjen Berisha kanë mbetur vetëm nëna 73-vjeçare dhe gruaja e Ramizit e cila pritet të sjellë në jetë një fëmijë pasi është shtatzënë./joq.al/


Comments


bottom of page