top of page

Ekzekutoi shokët pas grabitjes 60 milionëshe, sillet në Shqipëri vrasësi me një këmbë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 22, 2017
  • 1 min read

Prestigjozja britanike “Daily Mail”, ka publikuar ditën e sotme një artikull lidhur me shqiptarin që ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe.

Saliman Barçi, 42 – vjeçari nga Burreli i dënuar nga drejtësia shqiptar me 25 vite burg, për vrasje të dyfishtë është ekstraduar drejt vendit tonë.

Pas një beteje 2-vjeçare për të shmangur ekstraditimin, është kthyer në Shqipëri vrasësi shqiptar me një këmbë”, shkruan DailyMail.

Barçi është ekstraduar javën e shkuar dhe është hipur në avion drejt Shqipërisë javën e kaluar.

Barçi kreu një grabitje me vlerë 60 milion lekë në vitin 1997, së bashku me 2 persona të tjerë, Përparim Ibrahimi dhe Artur Gjoka.

Ai mbërriti në Britani me bashkëshorten e tij në 2002, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova.

Ai u dënua në vitin 2009 në mungesë për vrasjen e dy personave në qytetin e Burrelit, në Korrik të 1997-ës dhe mbi të kishte një urdhërarrest.

Gjatë betejës së tij në Britani, ai deklaroi se do të vritej nëse kthehej në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes.

Barçi, baba i tre fëmijëve do të duhet të shlyejë dënimin me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë./joq.al/


Comentarios


bottom of page