DENONCIM: JA KUR ËSHTË NISUR TRAGETI NGA VLORA, PO KUR MBËRITI NË BRINDISI?
- TheAlbanian Times
- Jul 22, 2017
- 1 min read
Redaksia e ”Vlora News” denoncon një tjetër rast ku, tageti i linjes Vlorë – Brindisi ka probleme.
Nuk është hera e parë që ky traget ka probleme si me gjendjen e dhomave pa asnjë lloj kushti, me oraret po edhe me udhëtiminj vajtje – ardhje ku vendasit dhe të huajt gjithmon indinjohen për vonesat.
Ja çfarë shkruan një qytetar:
“Jemi nisur dje nga Vlora në orën 14:50, për ne Brindisi me tragetin e linjës dhe kemi zbrit në orën 1:00 pas mesnate pasi trageti punonte vetëm me nje motor për shkak se motorri tjetër ishte me problem.
U merzitën njerëzit e shkretë. Fëmijë, pleq, plaka, gra shtatzëna nuk dinin ç’të bënin.
Shtrohet pyetja: – A mban njeri përgjegjësi për këtë popull që ikën me një traget gjysmak? Po të ndodh ndonjë e papritur në mes te detit kush mban pergjegjësi?
Ne nuk jemi bagëti që udhtojmë në të tillë mënyrë. Nuk e di çdo ndodh sot në qoftë se trageti është nisur nga Brindisi. Përfundimisht u bëj thirje vlonjatëve ta abandonojnë Vlorën me traget. Le te nisen nga Bari për në Durrës.
Përfundimisht unë e abandonova.
Anonim te lutem!

Comments