Search
Update i fundit i Apple ndalon hakerat të marrin kontrollin e telefonit tuaj nëpërmjet Wi-Fi
- TheAlbanian Times
- Jul 21, 2017
- 1 min read
Apple lëshoi update-in më të ri të sigurisë sot në formën e iOS 10.3.3. Siç është standarti, përditësimi rregullon disa dobësi, duke përfshirë edhe rastin e një hakeri që merr kontrollin e pajisjes pa dijeninë tuaj. Këtë herë, Apple ka rregulluar edhe një bug që do të lejuonte hakerat të ekzekutojnë kode në çipin e pajisjeve Broadcom Wi-Fi, të cilat mund t’i lejonin ata të merrnin pajisjen nën kontroll.
Në përgjithësi, bug-i i njohur si CVE-2017-9417 prek çipet e Broadcom BCM4354, 4358 dhe 4359. Shumë telefona përdorin këto çipe për t’u lidhur me Wi-Fi, duke përfshirë pajisje si HTC, LG, Google, Samsung dhe Apple. Një sulm i suksesshëm do t’i mundësonte hakerave kontrollin e pajisjes tuaj.

Comments